Categories Lajme

Saranda ofron për turistët 20% ulje të çmimeve

Ne kohën kur pandemia globale ka paralizuar shume sektorë mes te cilëve edhe turizmin, operatoret turistike ne Sarandë kanë gjetur një mënyrë për të thithur pushuesit vendas.

Shumë kanë bërë të ditur zbritjen deri në 20% të çmimeve si dhe në restorante do të ofrohen menut e preferuara më së shumti nga turistët shqiptar. Këtë e ka pohuar për Ora News, Arben Çipa kreu i operatorëve në Sarandë Çipa: I bëj apel shqiptarëve të Kosovë, qoftë edhe komshinjve tanë maqedonas, të preferojnë Shqipërinë dhe të fokusohemi tek Saranda. Ne kemi marrë një vendim që hotelet të ofrojnë 20% ulje të çmimeve.

Çipa thotë prenotimet janë anuluar dhe persa kohë kufijtë të jenë të mbyllur turizmi do të vazhdoj të jetë në kolaps. Çipa: Nuk kemi një datë kur do të hapen kufijtë, kemi disa detyrime që lindin në rast se do të punojmë edhe me tregun vendas.

Për hotelet që kanë investuar dhe 2020-tën e kishin vitin e parë të punës situata është më e ndërlikuar. Saranda është një nga qytetet që punësimin e ka të drejtuar nga industria e turizmit, mbyllja e kufijve pritet të rris numrin e të papunëve dhe falimentin e bizneseve në qytet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Lëvizjet e shtetasve, 1 në 5 banorë në mars ishte turist i huaj

Turizmi ka vijuar të mbajë ritmin e rritjes dyshifrore që shfaqi në dy muajt e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërkoi lejen për betimin si kryetar i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

U mbajt sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME