Categories Lajme

Sarandë, dy të rinj vjedhin një varkë plastike por kapen menjëherë nga Policia

Sarandë, dy të rinj vjedhin një varkë plastike por kapen menjëherë nga Policia. Policia ka arrestuar shtetasin K.P., 19 vjeç, si dhe ka proceduar në gjendje të lirë 17 vjeçarin A.D, të dy me banim në fshatin Shëndëlli, Konispol. Këta të rinj në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vendin pranë derdhjes së kanalait të Butrintit, janë kapur bashkë me varkën plastike të vjedhur në pronësi të shtetasit F.Sh. Ky i fundit e kishte patur mjetin lundrues në vendbazimin Lundër Butrint si dhe të çertefikuar për peshkim konform rregullave ligjore.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Vlorë, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin R.M., 18 vjeç, banues në fshatin Llakatund, Vlorë. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë orëve të mbrëmjes së kaluar, dyshohet se në afërsi të banesës ka ushtruar dhunë fizike ndaj familjarëve të tij, për motive të dobëta. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Dhunë në familje”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e djalit 10-vjeçar të zyrtarit të SHISH-it 12 vite më parë, dëshmitarët: E pamë me dy persona….

Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë të 10-vjeçarit Julian Çela…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sot merrni çadrat me vete! Rikthehen reshjet e shiut

Për ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte kryesisht të paqëndrueshme atmosferike…

LEXO ME SHUME