Lajme

Sarandë, Grabitet kasaforta e një supermarketi, autorët marrin 20 mln lekë

Grabitet kasaforta e një supermarketi të madh në lagjen nr.4 të qytetit të Sarandës. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, por nuk është bërë publike.

Persona ende të paidentifikuar kanë hyrë nga pjesa e prapme e supermarketit dhe kanë arritur të çajnë e grabisin kasafortën e biznesit.

Pretendohet nga pronaret se grabitësit kanë arritur të marrin rreth 200 mln lekë të vjetra. Grabitësit kanë arritur të marrin edhe DVR e kamerave të sigurisë.

Policia prej ditës së djeshme po sekuestron kamerave e rrugëve kryesore dhe ato pranë vendit të ngjarjes. Sipas pronarëve, ata kryejnë depozitime në bankë një herë në tre ditë ndaj edhe ka qenë kjo shumë e madhe në kasafortë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: