Categories Lajme

Sarandë/ Lagjia “Kamina” probleme me ujin, rrugët e pastrimin

Nga lagja “Kamina” mund të shohësh detin dhe qytetin e Sarandës, por 70 familjet që jetojnë atje nuk ndihen pjesë. Mungesa e infrastrukturës dhe furnizimi me ujë një orë në ditë, janë dy probleme që jua vështirësojnë jetën banoreve. Kamina është një prej lagjeve të Sarandës, ku banorët nuk ndjehen pjesë e bashkisë bregdetare që në vitet e fundit drejtohet nga socialistët, ashtu si qeveria qëndrore. Banorët atje denoncojnë problemet me infrastrukturën, mungesën e ujit dhe pastrimin.

Depot e ujit u ndërtuan për furnizimin e zonës me uji 24 orë, por sot banorët detyrohen ta blejnë. “Ne ujin e blejmë me lekë, ne vuajmë për ujë dhe për rrugë, për asgje tjetër”, shprehen banorët. Ndriçimi dhe mungesa e trotuarëve e bëjnë rrugën që të çon në këtë lagje të rrezikshme gjatë natës. “Rruga është shumë e ngushtë, pa kanalizime, pa ndricim dhe kemi frikë të kalojmë natën”, shprehen banorët.

Në mungesë të kontenierëve,  grumbujt me mbetje urbane janë lehtësisht të dukshëm. Bashkia që në 9 vitet e fundit është drejtuar nga tre socialist tonë se i ka lënë jashtë vëmendjes lagjet periferike. “Kam vajtur disa herë në bashki për tu ankuar për ujë dhe për rrugë, por ne nuk e njohim fare kryetarin e bashkisë”, shprehen banorët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Genc Tafilaj pyetet në SPAK: Spiuni i Bajrave, Aleks Ndreka na takoi me Dor Dulin në varimin e Indrit Rrajës

Plani për vrasjen e Dorian Dulit, Blerti Cafit, Gëzim Cafit dhe Genci Tafilit, pas ceremonisë…

LEXO ME SHUME