Lajme

Sarandë, makina përplas një kalimtare

Një 70-vjeçare është aksidentuar sot në vijat e bardha në Sarandë.

Nga informacionet e para mësohet se një automjet tip ‘Toyota’ me drejtues një 65-vjeçar ka përplasur  kalimtaren.

70-vjeçarja është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close