Sarandë/ Një grup adoleshentesh sulmojnë pensionistët në lulishten kryesore në qendër të qytetit. Të moshuarit thonë se ndihen të rrezikuar ndërkohë që janë duke pushuar në këto ambjente shlodhëse pranë shatërvanit.
Ata bëjnë apel për ndihmë nga policia pasi janë goditur me shishe, shkopinj dhe sende të tjera. Mungesa e ndricimit e bën të vështirë identifikimin por kjo situatë i ka vën nën kërcënim pensionistët në Sarandë.