LajmeSport

Sarandë/ Shembet tarraca, tifozët rrezikòjnë jetën për ekipin e zemrës

Tifozët e Butrintit kanë rrezikuar jetën për të ndjekur ekipin e zemrës. Me rregullat, për parandalimin e përhapjes së Covid-19, në stadium lejohen vetëm 20 tifozë. Por gjatë ndeshjes së ditës së sotme mes F.K Butrinti  dhe Labërisë, e vlefshme për Kategorinë e Dytë të futbollit, një grup tifozësh janë aksidentuar.

Ata po e ndiqnin ndeshjen nga një tarracë afër stadiumit, ndërsa ajo është shembur duke plagosur lehtë shumicën prej tyre. Tifozët kanë marrë ndihmën e parë mjekësore dhe mësohet se nuk kanë patur dëmtime serioze.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: