Lajme

Sarandë, tentoi t’i ikë policisë me gomone, 61-vjeçari emigrant “ngre në këmbë” uniformat blu

Policia kufitare e Sarandës ka gjobitur me 50 mijë lekë të reja si dhe i ka sekuestruar mjetin lundrues një shtetasi i cili nuk i bind policisë për të ndaluar teksa lëvizte me një gomone.

Policia thotë se gjatë patrullimit në gjirin e Sarandës, në vendin e quajtur “Kanali i Çukës”, kanë ndaluar për kontroll dokumentacioni një mjet lundrues tip gomone, pronari i të cilit nuk i është bindur urdhrit për kontroll dhe ka tentuar të largohet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, në vijim të kontrolleve të mjeteve lundruese, në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe, gjatë patrullimit në gjirin e Sarandës, në vendin e quajtur “Kanali i Çukës”, kanë ndaluar për kontroll dokumentacioni një mjet lundrues tip gomone, pronari i të cilit nuk i është bindur urdhrit për kontroll dhe ka tentuar të largohet.

Pronari i mjetit lundrues, një 61-vjeçar, lindur në Sarandë dhe banues në Florida, u ndëshkua me gjobë prej 50.000 lekësh të reja. Gjithashtu iu bllokua mjeti lundrues për 30 ditë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close