fbpx
Lajme

Sarandë: U dhanë 16.6 mln lekë për pisha e selvija, sot kurora s’ka e gjelbërim por inerte

Në vitin 2014 bashkia e Sarandës caktoi një fond prej 16.6 milionë lekësh për mbjedhjen e më shumë se 26 mijë pishave e selvive por sot në këtë zonë nuk ka asnjë pemë të re të mbjellë. Fotot e publikuara atëherë nga bashkia e Sarandës, kur kryetari i bashkisë ecën me filizë në dorë treguan fillimin e aksionit të pyllëzimit të kurorës së Gjelbër të Sarandës, duke e konsideruar punën të mbyllur.

Ata nuk morën në konsideratë mbrojtjen dhe ujitjen e pemëve Vetëm në vitin 2017, Bashkia e Sarandës u kujtua të bëjë monitorimin e ecurisë së pyllëzimit.

Të dhënat tregojnë se vetëm 22 % e fidanëve nuk ishin dëmtuar. Ndërsa në vitin 2020, pamjet tregojnë se me 16.6 milion lekë të harxhuara Saranda ka përfituar vetëm një kurorë me inerte. “Në 50 ha tokë pemët e selvisë dhe pishave janë zhdukur dhe zona është mbushur me inerte” Jo vetëm asnjë pishë apo selvi e re nuk duket të ketë shpëtuar, por kjo pjesë e qytetit është krhyer në një hapësirë për të hedhur inerte. Pishat e mbjella që 50 vite më parë, gjithashtu po priten. /Ora News

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button