Categories Lajme

Sarandë, u zhvillua mbledhja e Komitetit të menaxhimit të zonave të mbrojtura për qarkun e Vlorës (Foto\Video)

U zhvillua sot në Sarandë mbledhja e Komitetit të menaxhimit të zonave të mbrojtura për qarkun e Vlorës. Drejtues te institucioneve kryesore në qarkun Vlorë morën pjesë në këtë takim të drejtuar nga Prefekti , Flamur Mamaj njëherësh dhe drejtues i komitetit të menaxhimit te zonave të mbrojtura. Ky takim solli prezantimin e projekt menaxhimit të Syrit të Kaltër dhe disa zonave të tjera me rëndësi te rajoni tone Prefekti Mamaj kerkoi nga administrata e zonave te mbrojtura me shume pune dhe projekte për të patur nën kontroll potencialet natyrore të Sarandës Delvinës dhe gjithë qarkut. Plani i menaxhimit për parkun e Butrintit nuk u prezantua sot ashtu sic ishte parashikuar në mbledhjen e Komitetit të menaxhimit të zonave të mbrojtura për qarkun e Vlorës.Sipas burimeve të Saranda tv mësohet se ky projekt nuk u bë i mundur nga Ministria e Kulturës si përgjegjese për hartimin e tij . Drejtori i parkut te Butrintit Eri Sulo u shpreh se ka patur konktakte me Ministrine e Kulturës dhe se shkak për këtë mosprezence të tyre në Sarandë është bërë largimi nga detyra i disa punonjsve që janë marrë me këto procedura.

Ndërkohe Prefekti i qarkut Vlorë Flamur Mamaj kërkoi më shumë informacione nga Parku i Butrintit dhe Ministria e Kulturës për këtë mos pjesmarrje të tyre në prezantimin e planit të zhvillimit të Butrintit . Së shpejti do të fillojnë investimet për Syrin e Kaltër.Kjo pikë turistike do ti nënshtrohet një plani të ri menaxhimi i cili do të ndryshojë tërësisht cilësinë e shërbimit dhe mikpritjes së turistëve .Detajet për planin e menaxhimit të integruar të parkut natyror të Syrit të Kaltër i bëri zoti Nexhip Hysolakoj drejtor i administratës së zonave te mbrojtura dhe specialistja e kësaj administrate Tatjana Mëhillaj .

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME