Categories Lajme

Sarandë/Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Sarandë/Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, u bë ekzekutimi i urdhrave për ndalimin e 3 shtetasve : -N .Sh 24 vjeç, banues në Konispol, pasi Gjykata e Apelit Gjirokastër e ka dënuar me 5 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 2 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; -Alket Avdi, 35 vjeç, banues në Sarandë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë e ka dënuar me 2 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur edhe 10 muaj burgim, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”; Në vitin 2019, shtetasi N.Sh ka transportuar me automjet rreth 3 kg lëndë narkotike kanabis, të futura në një çantë. Në këtë automjet udhëtonte edhe shtetasi Alket Avdi. -Bajram Tusha, banues në Sarandë, pasi Gjykata e Apelit Gjirokastër e ka dënuar me 6 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 3 vjet, 1 muaj e 19 ditë burgim, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Goditet 1 rast i dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 25-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, në vendin e quajtur rruga “Skënderbeu”, kapën në flagrancë shtetasin I. H., 25 vjeç, banues në Sarandë, duke transportuar, kundrejt përfitimit, 3 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 42 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka vjedhur portën e një banese, në fshatin Metoq. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. #angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔 #tëvendosurkundërkrimit✅ #nëçdoskajtëvendit🇦🇱 #nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME