Lajme

S’do mbani dot lotet, emigranti nga Anglia perqafon prinderit pas 7 vitesh (Video)

Ismail Gjana ishte i ftuari i radhës në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, i cili foli për surprizën e këndshme që bëri për prindërit e tij. Gjana kishte 7 vite që nuk i takonte dy personat më të rëndësishëm të jetës së tij dhe pasi arriti të marrë letrat, vendosi të kthehej sa më parë në Shqipëri.

Por ai dëshironte ta dokumentonte takimin me prindërit pas kaq shumë vitesh. Gjatë intervistës me gazetarët në studio, Ismaili tregoi se si veproi në mënyrë që ata të mos dyshonin për surprizën.

“Iu pata thënë se kam marrë përgjigjen por nuk më ka ardhur karta dhe pasaporta. Kisha plane që të vija pas 2 apo 3 muajsh, por ato nuk kishin dijeni për këtë muhabet.

Edhe daja im nuk e dinte por që duke vajtur rrugës për në aeroport më telefonon dhe më thotë sikur kam një parandjenje sikur do të vish. I thashë që nuk është e vërtetë, thjesht i kam marrë babait një makinë dhe thjesht dua që të jetë aty kur ta marrë.”, u shpreh ai.

Klikoni ketu

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: