Lajme

“S’do të lëmë të ikësh”, kandidatja e partisë së Topallit tërheq vëmendjen e Ramës

Sandra Xheleshi, e cila kandidonte nën siglën e partisë së Jozefina Topallit në zgjedhjet parlamentare, është një nga aplikantet në nismën “Gati për Shqipërinë”. E reja, e cila prej vitesh jeton në Britaninë e Madhe, ka tërhequr vëmendjen e kryeministrit Edi Rama.

“Kam 18 vite që punoj në Britani, kam mbaruar Barchelor në Shkenca Politike dhe master shkencor në Sigurinë Ndërkombëtare, tani punoj si eksperte këshilluese.

Tema ime është mbi ekstremizmin e dhunshëm dhe çështja e sigurisë së Ballkanit. Gjithmonë kam pasur dëshirë që të punoj në Shqipëri ndaj dhe projeketet i kam bërë gjithmonë në Ballkan“, u shpreh Sandra Xheleshi.

Në një komunikim që Rama ka realizuar me të rinjtë aplikantë në një nga ciklet e sesioneve online, ajo ka shfaqur interesin për të punuar dhe kontribuuar në Shqipëri. Pas kësaj, kreu i qeverisë i ka lënë një takim të resë me shefen e kabinetit të tij.

“Do bësh një takim me drejtoren time të kabinetit direkt meqë je në Tiranë që të shohim mos të lëmë të ikësh ndoshta. Do të lëmë një kontakt sot pasdite ndoshta ose nesër”, i thotë Rama –Xheleshit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: