Categories Lajme

“Se lëmë veten të na e bëjë burri kafen”, flet Iljazi dhe dy gratë e tij: 5 ditë me njërën, 5 me tjetrën, por kë do më shumë?

Iliaz Laskaj, nga Selishta e Peshkopisë, ka rrëfyer hitorinë e tij për emisionin “Shqpëria live” pasi emri i tij u bë i njohur për bashkëjetesën me dy gra, Manushaqen dhe Anifen. Në vitin 2001 Iliazi u martua me Anifen, por duke qenë se ajo nuk bënte dot fëmijë, në vitin 2005 ai lidhi një kurorë të dytë me Manushaqen. Iliazi ka 7 fëmijë dhe pret që së shpejti të bëhet baba për herë të 8-të.

Ai tregon se dy gratë e tij nuk janë xheloze për njëra-tjetrën, dhe në rastet kur shkojnë nëpër dasma ata shkojnë të tre. Për Iliazin, të dyja gratë janë zonja shtëpie. Ato nuk kanë telefon, dhe nëse do të duan të komunikojnë me familjarët e tyre do të përdorin të tijin.

Iliazi komentoi edhe daljen e tij në televizor, kur tha se: “Unë ja futa me shaka, ajo e kishte fut në televizor. I thash 5 ditë me njërën 5 me tjetrën, ajo e kishte fut në televizor.”

Pjesë nga Intervista: Manushaqja: Kafen e bën njëra prej nesh. Iliazian nuk bën kafe. Se kemi lënë veten ta lemë këtë. Ka heq keq se punon në mal ke lulet. Gatuajmë mëngjesin u japim bukë dhe i nisim për shkollë. Edhe për pushime kalamajtë i marrim me vete.

Iliazi: Të jetë që të jenë zënë nuk rrinë aty. Po nuk janë zënë kurrë….Kemi shkuar shumë mirë për 13 vjet. Për këtë Zot, nuk jemi ngatërruar asnjë herë.

Gazetari: Kush të thotë më shumë të dua? Iliazi: Unë nuk tregoj sekretet se plas sherri pastaj. Unë i dua njëlloj. Të dyja janë të mira dhe shohin punën e vetë. Nuk janë xheloze. Telefon nuk kanë, se i shkatërron njerëzit krejt telefoni. Vetëm unë kam telefon. Nuk duan telefon dhe s’ka çju duhet. Komunikojnë me telefonin tim me vlla, me njerëz.”

Anifja: “Dakord, se telefoni…”

Iliazi: Unë nuk desha me u bo me dy gra. Por për hall se nuk bonte kalamaj. Sa erdhi Manushqaja bënë të dyja fëmijë. Patën folur vitin e parë. U rrinte si fiksim në kokë. Po tani u bën 13 vjet, jo tre ditë. Në fillim u vinte çudi. Më thonin si i ruan si i mban? Kështu thonin.

Iliazi: Manushqaja që është shtatzënë nuk punon shumë. Kurse unë dhe Anifja punon gjithë ditën. Edhe Manushaqja do punoje si të bëjë kalamajtë. Zonja e shtëpisë janë të dyja. Diplomat duhet të jesh se s’kanë si rrinë dy gra.

Anifja: Emrat e kalamajve i ka vënë vetë Iliazi. Prindërit e mi nuk thanë gjë. Unë vetë u martova. U thash se nuk dal nga shpia, burrë tjetër nuk marr. Doja unë të rrija. Burrin nuk e lej dhe do bëj jetesën. Ne bëmë kalamjatë dhe ishim shumë të lumtur. 8 kalamaj, me lule mali i mbajmë”

Iliazi: Kisha qejf një shtëpi të mirë për kalamajtë po skam mundësi. Po vjen i teti. Jo do i vejmë kapak s’do bëjmë më fëmijë. Unë nuk bona gratë për qejf por sa erdhi Manushaqja kto bënë të dyja fëmijë. E bëra nga halli. Në dasmë shkojmë të tre. Nuk vlen ftesa çift. Vetëm tre, o me të dy gratë ose nuk shkoj fare”!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME