fbpx
Lajme

Së shpejti nis ndërtimi i rrugës Lëkurës-Kanali i Çukës/ Unazë panoramike e Sarandës, lehtësi në lëvizje gjatë sezonit turistik

Në qytetin e Sarandës pritet të fillojë së shpejti puna për  ndërtimin e rrugës nr 1 Lëkurës – Kanali i Çukës.

Kryetari i bashkisë së Sarandës, Ardian Gurma, tha sot se “kjo vepër më vlerë rreth 462 milion lekë me TVSH, është futur në procesin e tenderimit dhe së shpejti pritet të fillojë puna për ndërtimin e saj”.

“Rruga do të jetë me gjatësi 2.33 km gjerësi 11 m, gjerësi të brezit të kalimit të automjeteve 8 m, me trotuare në të dy anët, si dhe të gjithë elementët e tjerë të nevojshëm të infrastrukturës rrugore”, – tha Gurma.

Sipas tij, do të jetë një unazë panoramike e Sarandës, që lehtëson ndjeshëm fluksin e lëvizjes urbane kryesisht gjatë sezonit turistik, por që jep në të njëjtën kohë tjetër qasje, koncept e zhvillim për zonën ku ajo kalon.

“I lumtur që po bëhet realitet një ëndërr e kahershme e banorëve, domosdoshmëri për qytetin, por edhe një premtim i bërë gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 2019”, – tha Gurma.

Saranda është një nga qytetet më të frekuentuara gjatë sezonit turistik. Përmirësimi i infrastrukturës rrugore në qytetin bregdetar do të lehtësojë lëvizjen e turistëve vendas e të huaj.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button