Categories Lajme

Sekretari Blinken parashtron politikën e jashtme të SHBA-ve

Sekretari i Shtetit Antony Blinken mbajti sot fjalimin e tij të parë të rëndësishëm si kryediplomat i vendit, ku parashtroi në linja të gjera politikën e jashtme të administratës Biden. Ai riafirmoi vendosmërinë e administratës për më tepër angazhim në çështjet globale. “Bota nuk organizohet vetë,” tha zoti Blinken. Kur Amerika tërhiqet, ose dikush tjetër do të përpiqet të zerë vendin e saj, ose askush nuk del për të mbajtur barrën dhe kjo çon në kaos, tha ai.

Sekretari i Shtetit tha se për të mposhtur pandeminë, është e nevojshme që qeveritë, shkencëtarët dhe bizneset kudo në botë të punojnë së bashku. Ai tha se nga pandemia duhen nxjerrë mësimet e duhura dhe të investohet si duhet në të ardhmen për çështjet e shëndetit global. Zoti Blinken premtoi se Amerika do të përdorë fuqinë e shembullit të saj. “Ne do të inkurajojmë të tjerët të bëjnë reforma të rëndësishme, të anulojnë ligje të këqia, të luftojnë korrupsionin dhe të ndalin praktikat e padrejta,” tha ai. Por ai shtoi se SHBA nuk do ta nxisin demokracinë përmes ndërhyrjeve të shtrenja ushtarake ose duke u përpjekur të përmbysin me forcë regjime autoritare.

“Ne i kemi provuar këto taktika në të kaluarën. Sado me qëllime të mira, ato nuk kanë funksionuar. Ato i kanë dhënë ‘nxitjes së demokracisë’ një emër të keq,” tha zoti Blinken. Ai tha se zgjidhja e problemeve të demokracisë brenda SHBA ka rëndësi të dorës së parë për diplomacinë e saj jashtë. Përndryshe, tha ai, “ne do të bënim lojën e Rusisë dhe Kinës të cilët shfrytëzojnë çdo rast për të mbjellë dyshime rreth demokracisë sonë.”

Lidhur me imigracionin, Sekretari i Shtetit tha se një kufi i fortë është me rëndësi thelbësore për sigurinë e vendit, por shtoi se Amerika është vend imigrantësh dhe se duhet ta zgjidhë me diplomaci faktin që vit pas viti, njerëz nga vende të tjera rrezikojnë çdo gjë për të ardhur në Shtetet e Bashkuara. Në fjalimin e tij, zoti Blinken tha se Amerika po bën një përpjekje të madhe për të rivendosur lidhjet me miqtë dhe aleatët. Por ai shtoi se partneriteti me ta nënkupton që secili do të bëjë pjesën që i takon dhe barra nuk do të mbahet vetëm nga SHBA.

Duke folur për revolucionin e sotëm teknologjik, Sekretari i Shtetit bëri thirrje për forcimin e aftësive mbrojtëse kompjuterike të vendit. Ai solli shembullin e ndërhyrjes kibernetike në kompaninë SolarWinds vitin e kaluar, për të cilën dyshohet Rusia dhe që u shoqërua me një depërtim masiv në rrjetet kompjuterike të qeverisë amerikane. Zoti Blinken tha se Kina është i vetmi vend që ka fuqinë për të sfiduar seriozisht sistemin e qëndrueshëm dhe të hapur ndërkombëtar me të gjitha rregullat dhe vlerat e tij. Ai i përshkroi marrëdhëniet me Kinën si komplekse, ku do të ketë edhe bashkëpunim por edhe qëndrime nga këndvështrimi i një kundërshtari. Sekretari i Shtetit tha se Amerika do të mbrojë vlerat për të cilat lufton, kur shikon se të drejtat e njeriut shkelen në Sinkiang ose kur demokracia nëpërkëmbet në Hong Kong.

SHBA, tha zoti Blinken, do ta angazhojnë Kinën nga pozitat e forcës. Ai i përshkroi marrëdhëniet me Kinën si komplekse, ku do të ketë edhe bashkëpunim por edhe qëndrime nga këndvështrimi i një kundërshtari.Sekretari i Shtetit tha se Amerika do të mbrojë vlerat për të cilat lufton, kur shikon se të drejtat e njeriut shkelen në Sinkiang ose kur demokracia nëpërkëmbet në Hong Kong. SHBA, tha zoti Blinken, do ta angazhojnë Kinën nga pozitat e forcës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME