Categories Lajme

Sektet satanike bëjnë “kërdinë” në Shqipëri, 3 vdekjet e mistershme brenda vitit që tronditën vendin

V dekja e Evgjeni Baxhos disa javë më parë në Tiranë është mbuluar nga m isteri, nisur edhe nga shenjat e gjetura në trupin e saj, për të cilat ekspertët shprehen se janë tregues të një rituali satanik të kryer nga një sekt mbi të renë.

I ftuar në ABC, Ervin Karamuço, ekspert i profilizimit kriminalistik tha se ishte i bindur që Evgjeni Baxho i ishte nënshtruar një rituali okult, i cili ka çuar në v dekjen e saj.

Ai shtoi se sektet satanike kanë gjetur parajsën në Shqipëri, pasi në vend nuk ka një vëmendje të caktuar ndaj veprimtarisë së këtyre grupimeve.

Evgjeni Baxho u gjet e vdekur më 18 maj në banesën me qira pranë lagjes “Ali Demi” në Tiranë, ndërsa disa ditë më vonë u publikuan fotografi të shenjave të mistershme në trupin e saj, për të cilat policia nuk ka asnjë shpjegim deri më tani.

Por, vdekja e Evgjeni Baxhos nuk është e vetmja që dyshohet se lidhet me aktivitetin e sekteve okulte në vendin tonë. Madje, krahas saj, vetëm gjatë një viti në vend kanë ndodhur edhe dy ngjarje të tjera të rënda, të cilat sipas ekspertëve janë inspiruar pikërisht prej këtyre sekteve.

Një tjetër rast është ai i Gerti S. , i cili u gjet i v dekur pak muaj më parë në një zonë të pyllëzuar në periferi të Tiranës. Siç shpjegoi sot në ABC gazetarja Anila Hoxha, i riu kishte shkëputur lidhjet me familjet dhe dyshohej se kishte kontakte me një sekt okult në Tiranë. 40 ditë pasi shkëputi lidhjet me familjen ai u gjet i v dekur dhe i paushqyer, në pozicion lutjeje në një pyll pranë kryeqytetit.

Ndërkohë, rasti i tretë, edhe më tepër i bujshëm është ai i familjes Josifi në Tiranë. Anisa dhe Zhaneta Josifi, nënë e bijë, u gjetën të v dekura në një banesë në lagjen “Kombinat”, ndërsa vajza tjetër, Blerta arriti të shpëtonte për ndërhyrjes së policisë.

Të treja ato i ishin nënshtruar heqjes dorë nga ushqimi për një kohë të gjatë. Për arsye që policia nuk i ka zbardhur  ende, fillimisht ndërroi jetë Anisa Josifi, e cila u mbajt për disa muaj e vdekur në krevat nga nëna dhe motra, Blerta. Ndërkohë që prisnin ringjalljen e Anisës, nëna dhe Blerta heqin dorë nga ushqimi në formë sakrifice.

Disa muaj më pas ndërron jetë edhe Zhaneta Josifi, ndërsa të afërmit alarmohen për shkak të mungesës së tyre dhe njoftojnë policinë, e cila pas ndërhyrjes gjen në kushte të rënda shëndetësore, vajzën tjetër të familjes, Blertën.

Pas hetimeve u zbulua se familja kishte praktikuar një rit të çuditshëm fetar përmes të cilit ishin vetësakrifikuar nëna dhe vajza.

Në lidhje me këtë rast reagoie dhe pastori i Kishës që kishin frekuentuar motrat Josifi duke mohuar që të kenë lidhje me këtë ngjarje. Megjithatë, policia nuk ka zbuluar ende se cfarë e çoi familjen Josifi në këtë situatë. /abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME