Lajme

Sekuestrohen 11,790 Euro në doganën e Muriqanit, shoferi i fshehu në makinë

Një shumë parash u sekuestruan nga policia në doganën e Muriqanit pasi poseduesi i tyre nuk i kishte deklaruar.

Bëhet fjalë për 11,790 Euro të fshehura në një makinë që do të hynte në Shqipëri. Drejtuesi i mjetit, një 58-vjeçar me iniciale N.F. nga Kosova, nuk i deklaroi paratë.

Shuma monetare u gjet gjatë kontrollit të imtësishëm në mjet. Paratë u sekuestruan ndërsa 58-vjeçari u procedua në gjendje të lirë për mosdeklarim në kufi të të hollave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close