Lajme

Sekuestrohen 3.5 kilogramë kokainë ‘shqiptare’ në Brindisi, në pranga 4 persona

Policia italiane ka goditur një tjetër rast të trafikimit të drogave të forta, këtë herë në zonën e Brindisit. Si pasojë e këtij operacioni kanë përfunduar në pranda katër persona, përkatësisht, Tiziano Di Gioia, Andrea Di Gioia, Rocco Panettieri dhe Giuseppe De Falco.

Ndërkohë, është lëshuar urdhër – arresti edhe për 21 persona të tjerë të dyshuar në këtë trafik, ndërsa gjatë aksionit në fjalë janë sekuestruar 3.5 kg kokainë, 2 armë gjahu dhe një shumë e madhe parash.

Sipas mediave italiane, grupi kriminal furnizohej me kokainë kryesisht nga Shqipëria, ndërsa dorëzimi i drogës bëhej në një zonë e pashfrytëzuar, me kamionë të ardhur nga jashtë.

Hetimet kanë nisur që në shkurt të vitit 2019 nga Prokuroria e Brindisit dhe se dyshohet se në krye të organizatës ishin dy persona nga Tuturano.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close