Categories Lajme

Sekuestrohen 73 m3 dru zjarri pa leje në Korçë, nën hetim 7 persona, akuzat që rëndojnë mbi to

Qarku Korçë, Vijon puna për goditjen e informalitetit dhe krimeve mjedisore.

Procedohen penalisht 7 shtetas, 4 prej të cilëve për “Fshehje të ardhurash” dhe 3 të tjerë për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Sekuestrohen 73 metër sterë dru zjarri pa leje. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, konkretisht specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të punës për evidentimin, parandalimin e goditjen e informalitetit dhe krimeve mjedisore, kanë ushtruar kontrolle të vazhdueshme, me qëllim vënien përpara përgjegjësisë të shkelësve të ligjit.

Nga strukturat e mësipërme, u referuan materialet hetimore pranë Prokurorive, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave” për shtetasit A. M., 63 vjeç, A. Sh., 49 vjeç, E. M., 34 vjeç dhe D. B., 20 vjeç, banues në Korçë dhe Pogradec, pasi këta shtetas në bizneset e tyre (bar-kafe, fast-food, piceri) në qytetet e Korçës dhe Pogradecit, ushtronin aktivitetin tregtar, pa lëshuar kuponin tatimor.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi A. Xh., 34 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi në këtë fshat, gjatë kontrollit të ushtruar në fushën e druve në pronësi të tij, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 69 m sterë dru zjarri, pa leje.

Si edhe shtetasit E. Sh., 56 vjeç, banues në fshatin Bishnicë, Pogradec dhe R. M., 52 vjeç., banues në fshatin Osnat, Pogradec, të cilët u kapën me mjetet e tyre duke transportuar lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ra në kontakt me korentin ndërsa ecte, ky është 43-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

Një 43-vjeçar humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME