Categories Lajme

Sekuestrohen dhjetëra doza me heroinë dhe kanabis në Vlorë, arrestohet 33-vjeçari

Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia për shkak se është kapur me 82 doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë dhe 12 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas siguronte lëndë narkotike dhe më pas i përgatiste në doza, në banesën e tij, me qëllim shitjen e tyre.

Njoftimi: Finalizohet operacioni policor i koduar “Prepare”, për goditjen e aktivitetit kriminal të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Sekuestrohen dhjetëra doza me heroinë dhe kanabis.

Arrestohet në flagrancë pronari i banesës ku u gjetën dozat me lëndë narkotike.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të kontrolleve për goditjen e aktivitetit kriminal të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në inteligjencën informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Prepare”.

Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi N. G., 33 vjeç, banues në lagjen “29 Nentori”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 82 doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë dhe 12 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas siguronte lëndë narkotike dhe më pas i përgatiste në doza, në banesën e tij, me qëllim shitjen e tyre. Punohet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kreu manovra me makinën e vjedhur, arrestohet ‘skifteri’

Policia në Shkodër ka arrestuar një 37-vjeçar, pasi kreu manovra të rrezikshme me një makinë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar me 4 vite e 5 muaj burg për vjedhje dhe drogë, arrestohet polaku në Han të Hotit

Policia në pikën kufitare në Hanin e Hotit ka arrestuar një 61-vjeçar, të shpallur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lëvizjet e shtetasve, 1 në 5 banorë në mars ishte turist i huaj

Turizmi ka vijuar të mbajë ritmin e rritjes dyshifrore që shfaqi në dy muajt e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërkoi lejen për betimin si kryetar i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

U mbajt sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i…

LEXO ME SHUME