Lajme

Sekuestrohen kokainë e automjete luksoze/ Dy të arrestuar në Tiranë, në kërkim një tjetër

Dy persona të cilët shpërndanin droga të dozave të forta, janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë, ndërkohë është shpallur në kërkim një person tjetër.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë A B., 25 vjeç dhe V. Ç., 38 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. Ç., 26 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Gjatë operacionit të koduar “Clubs”  janë sekuestruar 400 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokaine, 1 tabelë policie, 3 automjete, 5 aparate celulare, 1 peshore elektronike, 76 800 lekë të rinj dhe 175 euro, që dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal i këtyre shtetasve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close