Categories Lajme

Sekuestrohet jahti i ankoruar në portin e Sarandës, brenda tij një emigrant i paligjshëm, ndalohen dy turqit

Sarandë,  Policia Kufitare, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, ka intensifikuar kontrollet e mjeteve lundruese, turistike dhe atyre të argëtimit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Arrestohen në flagrance 2 shtetas turq, procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas tjetër.

Sekuestrohet një mjet lundrues jaht. Shërbimet e Policinë Kufitare në portin e Sarandës, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, kanë ushtruar kontroll më të detajuar në një mjet lundrues jaht të ankoruar në portin e Sarandës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë mjet lundrues, shërbimet e Policisë Kufitare kanë konstatuar në brendësi të tij, shtetasin e huaj V. M., i cili nuk kishte mjet identifikimi dhe ishte i padeklaruar nga kapiteni.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, i shtetasve: Y. H., 47 vjeç (kapiteni i mjetit lundrues) dhe M. K., 54 vjeç (ekuipazh), të dy banues në Stamboll, Turqi.

Gjithashtu u procedua penalisht për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, shtetasi turk V. M., 30 vjeç, banues në Stamboll, Turqi.  Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME