Lajme

Sekuestrohet një kallashnikov, heroinë në doza dhe para cash në Vlorë, arrestohen 2 të rinj

Sekuestrohet një kallashnikov, një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Heroinë, e ndarë në doza, një sasi parash, arrestohen dy të rinj në Vlorë. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, u organizua dhe u finalizua me sukses operacionin policor i koduar me emërtimin “TREGU”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit A.G., 29 vjeç, banues në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë dhe shtetasi A.B., 26 vjeç, banues në lagjen “Rilindja” të qytetit të Vlorës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A.G., ku ishte i pranishëm dhe shtetasi A.B., shërbimet e Policisë, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri të tipit Kallashnikov, një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit H eroinë, e ndarë në doza gati për shitje, një sasi parash, tre peshore elektronike, një palë pranga dhe dy aparatë celular. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close