Lajme

Selami Jenishehri lexon fjalimin me shkrim dore: Kjo qeveri po na çon në varr nënat dhe baballarët

Deputeti Selami Jenishehri me fjalimin me shkrim dore, ka ngritur akuza ndaj qeverisë se po i çon në varr para kohe të moshuarit të cilët nuk kanë të ardhura për të blerë ilaçe dhe për të shkuar në spital. Ai tha se kjo qeveri nuk meriton të rrijë në pushtet asnjë ditë pas 25 Prillit, dhe këtë sipas tij nuk do ta lejojë koalicioni ku ai bën pjesë.

“Kemi një kabinet të paaftë. Nuk do kishim nevoja për ndryshime nëse do merren në konsideratë programi i partisë. Kemi një humbje miliona euro që mund t’ia jepnin pensionistëve që të blenin ilaçe  dhe të mos shkonin në varr para kohe Pensionistët tanë me një pension kaq modest nuk kanë lekë për të blerë ilaçe. Kjo qeveri i çon në varr para kohe nënat dhe baballarët tanë. Ju jeni qeveri që nuk meriton të jeni asnjë ditë më. Ju po e çoni Shqipërinë në zgjedhje me një gjykatë ku gjyqtari merr një vendim në favor të Partisë Socialiste.

Koalicioni jonë nuk do lejojë ta bëni realitet këtë gjë. Nuk e do e merrni dorën e popullit për të votuar për ju. Gjithë mundësitë janë që populli shqiptar të marrë ndihma. Rumania ka marrë miliona euro”, tha ai./mv.abcnews.al

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: