fbpx
Lajme

Selfie edhe për… koronaret e zemrës!

Ekspertët mjekësorë kinezë kanë bashkëpunuar me shkencëtarë të ndryshëm të kompjuterëve për të zhvilluar një seri teknologjish të bazuara në inteligjencën artificiale (AI) që mund të zbulojnë sëmundjen koronare të zemrës përmes imazheve të fytyrës. Në vitet e fundit, aplikacione të ndryshme të drejtuara nga AI janë shfrytëzuar në praktikën e përditshme klinike si interpretimi i imazhit diagnostik, analiza e elektro-kardiogramës dhe monitorimi i shenjave vitale. Në studimin më të fundit, studiuesit kinezë hulumtuan mundësinë dhe realizueshmërinë e përdorimit të inteligjencës artificiale për të kontrolluar sëmundjen koronare të zemrës duke përdorur imazhe të fytyrës.

Pamja e fytyrës është identifikuar prej kohësh si një tregues i rrezikut kardiovaskular. Karakteristika të tilla si meshkujt tullacë, rrudhat te llapa e veshit, xanthelasma e qepallës (depozitat e yndyrës përreth qepallave – shën. i përkth.) dhe rrudhat e lëkurës janë ndër treguesit më të zakonshëm. Studiuesit nga Qendra Kombëtare e Kinës për Sëmundjet Kardiovaskulare dhe universiteti ”Tsinghua” regjistruan 5 796 pacientë kinezë për këtë studim.

Pjesëmarrësit iu nënshtruan testeve të zemrës përmes imazheve diagnostike, bënë fotografi të fytyrave të tyre dhe iu përgjigjën një serie pyetësorësh rreth statusit të tyre socio-ekonomik, stilit të jetës dhe historisë së tyre mjekësore. Një algoritëm inteligjent u zhvillua dhe u trajnua më pas bazuar në të dhënat e mbledhura nga pjesëmarrësit. Algoritmi u testua në imazhet e fytyrës tek 1 013 pacientë shtesë në nëntë spitale kineze. Sipas rezultateve të botuara në ‘’European Heart Journal’’, algoritmi demonstroi një ndjeshmëri prej 80% dhe një specifikë prej 54%, duke tejkaluar modelin tradicional për parashikimin e sëmundjes koronare të zemrës.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button