Categories Lajme

Sëmundjet e zemrës, Brataj thirrje qyetarëve: Shmangni daljet në orët e pikut

Prej ditësh i nxehti afrikan ka “pushtuar” vendin dhe të shumta janë problemet që ka sjellë te organizmi i qytetarëve. Dhimbjet e zemrës dhe humbja e ndjenjave janë ndër problemet më të hasura te pushuesit në zonat turistike.

Drejtori i Urgjencës, Skënder Brataj ka treguar se në rreth një muaj e gjysmë në qendrat shëndetësore verore janë kryer me shumë se 15 mijë vizita. “Qendrat Shëndetësore turistike janë pajisur të gjitha me teste të shpejta. Janë bërë disa dhe janë identifikuar disa persona që më pas janë drejtuar në spitale.

Baza e piramidës së sëmundshmërisë është ajo kardiologjike, të shtuar edhe humbja e ndjenjave për arsye edhe të të nxehtit. Temperaturat e larta janë një faktor mund të çojë në gjendje të të fiktit”, thotë Brataj.

Gjithashtu, Brataj ka  theksuar se fëmijët dhe të moshuarit, sidomos ata që trajtohen për hypertension duhet të kenë kujdes gjatë këtyre ditëve.  “Nuk duhet të dalin në orët e nxehta dhe sidomos të këshillohen me kardiologun për çdo rast”, shton ai për “ABC”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME