Categories Lajme

‘Serbët të tërhiqen urgjentisht nga Veriu i Kosovës’! SHBA ultimatum për çmontimin e barrikadave

KOSOVË- Shtetet e Bashkuara shprehën shqetësim të thellë për situatën aktuale në veri të Kosovës dhe bënë thirrje për çmontimin e menjëhershëm të barrikadave të ngritura. Nga e shtuna pasdite, disa serbë lokalë ngritën barrikada në komunat Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok në veri të Kosovës dhe bllokuan disa rrugë.

Ata ndërmorën këtë veprim pasi Policia e Kosovës arrestoi ish-zyrtarin serb të këtij institucioni, Dejan Pantiq, nën dyshimet se ka organizuar “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës. Në një deklaratë të përbashkët për media, ambasadat e SHBA-së në Prishtinë dhe Beograd thanë se “ky arrestim po përdoret si justifikim për bllokime të paligjshme të rrugëve, si dhe për kërcënime dhe frikësime të autoriteteve kosovare dhe popullatës lokale”.

“U bëjmë thirrje të gjithëve që të ushtrojnë përmbajtje maksimale, të marrin masa të menjëhershme për të shtensionuar situatën dhe të përmbahen nga aktet provokuese. Ne i nxisim palët që të punojnë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, për t’i zgjidhur çështjet përkatëse”, thuhet në deklaratën e lëshuar të dielën pasdite.

Aty, po ashtu, shprehet mbështetje për misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, dhe për misionin evropian për sundimin e ligjit, EULEX. Më herët, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se pret që KFOR-i t’i largojë barrikadat nga veriu, ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, u bëri thirrje vetë serbëve që t’i largojnë ato. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se mesazhi i tij për serbët nga Kosova është se “nuk ka dorëzim dhe nuk do të ketë dorëzim”. REL

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mesazhet mashtruese në telefon/ Oferta joshëse pune, që vetëm ju “grijnë” paratë

Subjekti që prezantohet me emrin Pulse Glide LTD, në fund të mesazhit të dërgon një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga mësuese frengjishtje në stjuardesë, vlonjatja punon për familjen mbretërore arabe: Kam shëtitur në 32 shtete

Geralda Kocirai është vajza nga Vlora, e cila ka një histori shumë frymëzuese. Ajo ka…

LEXO ME SHUME