Lajme

Serbia furnizon me 8 mijë vaksina Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut do të furnizohet nga Serbia me 8 mijë vaksina të kompanisë “Pfizer” kundër Covid-19. Lajmi u bë i ditur sot nga kryeministri maqedonas Zoran Zaev, i cili tha se ka pranuar ndihmën nga Serbia dhe se ka përshëndetur gjestin e presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

Zaev ka shtuar se kjo është shenjë e mirë solidariteti. “Javën e fundit kemi kërkuar mbështetje edhe nga vende tjera, për të filluar më shpejt me vaksinimin, derisa në shkurt do të vijnë 5.850 vaksinat e para. Sot kemi biseduar me presidentin serb dhe ata pranuan që të na ndihmojnë”, theksoi Zaev. Vuçiç ka ofruar që vaksinat të jepen në formë të donacionit, por autoritetet e Maqedonisë kanë insistuar që ato të paguhen dhe më pas janë dakorduar që të paguhen sipas çmimit furnizues.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close