Categories Lajme

‘Serbia ka 3 kërkesa’, analisti Zeka: Shkëmbimi i territoreve, e vetmja zgjidhje për Kosovën

Analisti Milaim Zeka thotë se zgjidhja më e mirë për një marrëveshje dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është shkëmbimi i territoreve.

Në një intervistë për Euronews Albania Zeka u shpreh se nga dokumentet e diplomatëve europianë që qarkullojnë, duket se një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është afër, po ajo sipas analistit do realizohet mbi bazën e dy kërkesave të Vuçiç që janë shumë të dhimbshme për Kosovën.

“Jam i bindur se Serbia s’do ta pranojë pavarësinë e Kosovës, por ka mënyra të tjera për të arritur marrëveshjen; Serbia dëshiron të vërë kushti që Kosova të mos anëtarësohet 10 vite në OKB, por janë  edhe dy kërkesa shumë të dhimbshme për Kosovën: që serbët e veriut të fitojnë autonominë dhe të krijohet asosacioni i komunave serbe me kompetenca ekzekutive. Nëse bëhet kjo, do të ishte vrasje  e shtetit të Kosovës. Asoacioni që Kurti e quante Zajednica do të jetë kanceri më i madh kundër shtetit të Kosovës”, tha Zeka.

Sipas tij, zgjidhja më e mirë për Kosovën ka qenë dhe është shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kosova të jepte Zubin Potokun, Leshakun dhe Leposaviçin që kanë qenë të Serbisë deri në vitin ‘58 dhe ne të merrnin Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin”, u shpreh Zeka.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME