Categories Lajme

Sërish përplasje në det, anija e mallrave përplaset me cisternën në Japoni, në kërkim tre persona

Një tjetër incident ka ndodhur në det ku një anije japoneze  është përplasur me një cisternë që po eksportonte kimikate.

Mediat e huaja bëjnë me dije se anija “Byakko” u mbyt mëngjesin e kësaj të premte pas përplasjes me cisternën “Ulsan Pionir”, e cila po transportonte kimikate, në ngushticën e Kurushma.

Sekretari i përgjithshëm i qeverisë japoneze, Katsunobu Kato ka bërë me dije se garda Bregdetare e Japonisë, me ndihmën e anijeve dhe aeroplanëve, kanë shpëtuar 9 nga 12 anëtarët e ekuipazhit.

Ndërkohë 14 anije patrullimi dhe tre avionë të Rojës Bregdetare po kërkojnë për të zhdukurit, tha një zyrtar japonez. Nuk kishte lëndime në mesin e ekuipazhit të cisternës dhe nuk kishte derdhje ose objekte lundruese në vendin e aksidentit, theksoi Kato.

Ndërkohë një ditë më parë tre peshkatarë humbën jetën pas përplasjes së anijes japoneze me një ruse në Detin e Okhotsk.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME