Categories Lajme

Sërish tension në det, anija turke të shtëna paralajmëruese ndaj patrullës greke

Një anije qipriote greke pati një përplasje me armë me një anije të rojes bregdetare turke. Anija e vogël greke po kryente një kontroll rutinë përgjatë bregut të Kato Patos Tiliria, në anën veriore të ishullit. Sipas zëdhënësit të policisë, anija me 3 anëtarë ekuipazhi po e kryente kontrollin rreth orës 03:00 të mëngjesit në kuadër të migracionit ilegal në zonë. “Rreth 11 milje detare larg nga kufiri, anijes iu afrua një anije turke e rojes bregdetare me qëllime agresive. Në një moment, rreth 4 milje, roja bregdetare turke u kthye dhe qëlloi në një mënyrë paralajmëruese, ndërkohë që qipriotët grekë ishin kthyer prapa për në Kato Pyrgos që të evitonin ndonjë incident”.

Kryekëshilltari i Kato Pyrgos, Nicos Kleanthous iu referua incidentit si një “provokim serioz” dhe një përpjekje për të mbrojtur kontrabandistët. Ndërsa zëdhënësi i qeverisë u shpreh se nuk kishte ndonjë shkelje nga ana e marinës greke pasi ndodhej 11 milje brenda zonës së lejuar.  “Nuk ka justifikim për këtë sjellje të anijes turke. Policia e marinës thjesht po kryente një kontroll rutinë”, tha ai ndërsa shtoi se po mbledhin të gjithë informacionin e nevojshëm të çështjes për t’ia paraqitur atë Kombeve të Bashkuara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME