
Tërmet në vend. Lëkundje tërmeti janë regjistruar ditën e sotme në Korçë. Sipas të dhënave të EMSC, tërmeti ishte me magnitudë 3.5 e shkallës Rihter.
Nga të dhënat paraprake epiqendra e tërmetit ka qenë në një distancë prej 16 km nga qyteti i Korçës.
Një ditë më parë, janë regjistruar lëkundje tërmeti në qytetin e Ersekës. Epiqendra e tërmetit ka qenë në fshatin Mollas në Ersekë dhe magintuda më e madhe ka qenë 4.4.