Categories Lajme, Turizëm

Sezoni turistik/ Hotelet në Durrës përgatiten për pritjen e turistëve

Hotelet në zonat turistike të vendit po përgatiten të presin turistët për sezonin e ri veror. Njësitë akomoduese kanë në dispozicion edhe protokollin shëndetësor për marrjen e të gjitha masave dhe trajnimin e stafit në këtë sezon turistik jo të zakontë, ku e gjithë bota po përballet me pandeminë COVID-19. Në draftprotokoll përcaktohet se në hyrje të çdo hoteli apo shtëpie pushimi duhet të matet temperatura e vizitorëve, në mënyrë automatike ose përmes një personi të caktuar për këtë detyrë. Shërbimi bufe nëpër hotele nuk do të lejohet, sipas këtij draftprotokolli, pasi klientët do të duhet të shërbehen në çdo rast nga personeli i restorantit, sigurisht duke përdorur maska dhe doreza.

Në draftprotokoll përcaktohet mbyllja e të gjitha këndeve për fëmijët brenda hoteleve dhe shtëpive të pushimit, si edhe aktivitetet sportive, kulturore, koncerte apo organizime të tjera të ngjashme.

Çadrat e plazhit do të duhet të vendosen minimumi 3 metra larg bregut të detit për të bërë të mundur lëvizjen e lirë të pushuesve, ndërsa për çdo 100 çadra kërkohet të ketë në dispozicion të pushuesve një dush me ujë të ëmbël. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, publikoi sot disa pamje nga hotel “Fafa” në Durrës, i cili po përgatitet për sezonin turistik. “Hotel “Fafa” gati të presë turistët, duke respektuar protokollet shëndetësore. Të respektojmë rregullat”, thekson Klosi.

Një ditë më parë, Kryeministri Rama deklaroi se “ne do t’i hapim plazhet nga 1 qershori vetëm për hotelet dhe më pas nga 10 qershori për të gjithë pa përjashtim”. “Ne duam që hoteleria shqiptare të punojë me fuqi të plota dhe të mos konkurrohet në mënyrë të pandershme dhe të paligjshme, padrejtësisht me ofertën e shërbimit për plazh”, – tha Rama. Durrësi është një ndër destinacionet më të frekuentuara turistike në vend. Pjesa më e madhe e operatorëve turistikë  në qytetin bregdetar po kryejnë disa punime që kanë lidhje me mirëmbajtjen dhe marrjen e masave sipas protokollit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale duke respektuar të gjitha rregullat e sigurisë dhe shëndetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME