Lajme

Sezoni turistik/ Pastrohen plazhet e bregdetit të Fierit, kushte më të mira për pushuesit

Bashkia e Fierit ka nisur pastrimin dhe sistemimin e plazheve përgjatë vijës bregdetare të Semanit, Darëzezës dhe Pishë Poros.

Kryetari i bashkisë Fier, Armando Subashi ndau sot pamje nga aksioni i pastrimit në bregdet, ndërsa theksoi se do të garantohen kushte më të mira për pushuesit këtë sezon veror.

Darzeza, Semani, Ndërnënasi dhe Pishë Poro në vijën bregdetare të Fierit janë plazhe ranore me shtrirje të konsiderueshme që të ofrojnë qetësi dhe argëtim në të njëjtën kohë.

18 km në perëndim të qytetit të Fierit, shtrihet plazhi i Semanit, me gjatësi 7 km. Pjesë vijës bregdetare të Fierit janë po ashtu edhe plazhi i Darzezës 13,7 km, plazhi Ndërnënas 8 km, dhe plazhi Pishë Poro 9,5 km.

Hapësira pa fund bregdetare me rërë të imët kurative, plazhe familjare me ujëra të ngrohta dhe të cekëta të pasura me gjallesa ujore janë ato që të ofron kjo pjesë e Adriatikut.

Ndërkohë gatimet tradicionale me prodhime vendase dhe çmime të përballueshme mbeten joshja e pushuesve në bregdetin e Fierit.

Vija bregdetare e Fierit nuk ofron vetëm plazhe, por edhe vende fantastike për aventurë,  eksplorim, peshkim apo sporte ekstreme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: