Categories Lajme, Turizëm

Sezoni turistik, plazhet private leje marrin online, Vlorë, hotelet nxjerrin çadrat

Kjo pamje mbizotëron në të gjithë bregdetin shqiptar këtë javë të fundit të majit. Pandemia e koronavirusit po detyron një sezon veror ndryshe. Plazhi do hapet me dy faza ndërsa parcelizimi do të jetë në duart e qeverisë qëndrore. “Situata e Covid na e ka vështirësuar pak përditshmërinë tonë dhe mënyrën si e  menaxhonim sezonin turistik.” Nga 1 qershori, hotelet mund të nxjerrin çadrat e shezlongët, ndërsa plazhet private lejen duhet ta kërkojnë në e-Albania.

Kontratat e dhëna nga bashkitë tashmë janë të pavlefshme. “Qeveria do të dalë me një VKM nga Ministria e Turizmit që do marrë në dorëzim parcelizimin e plazheve dhe aplikimet që do të bëjnë operatorët turistikë.” Vendimi i qeverisë do të përcaktojë protokollet që do të zbatohen dhe ndarjen e hapësirës. Raporti 80 % plazh privat dhe 20 publik mund të ndryshojë, pasi në vazhdimësi Kryeministri ka folur për plazh sipas modës së vjetër. Edhe në Vlorë të vetmit që kanë nxjerrë çadrat janë hotelet.

Ata që administrojnë plazhe private kanë nisur përgatitjet, por janë në pritje dhe paqartësi. Thonë se janë gati të zbatojnë protokollet e sigurisë, por refuzimi i lejes për plazh do të thotë faliment. Vitin e kaluar në vijën bregdetare të Vlorës ishin afro 250 subjekte me leje për shfrytëzimin e plazhit, ku 30 % janë hotele.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim gradual…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME