Lajme

Sezoni veror “ për një mjedis të pastër” , mblidhet grupi i punës

Nga Vilma Bello

Bashkë, për t’u bërë gati për sfidën e fortë e të përbashkët të sezonit veror “nuk ka turizëmpa mjedis të pastër”.

Diskutuam e koordinuam bashkarisht, duke kërkuar e nxitur bashkëpunim, në shërbim të mjedisit të pastër, dhe bashkërendim të punëve për një sezon turistik veror të qetë dhe të sigurt, në kujdesin dhe vëmendjen e posaçme të ministres Mirela Kumbaro, bashkë me Prefektin e Qarkut Vlorë, Flamur Mamaj, Kryetarin e Qarkut, Ervis Moçka, kryetarët e bashkive Himarë e Sarandë, Jorgo Goro e Adrian Gurma, drejtori i landfildit në Bajkaj, Feruz Basho, si edhe përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit dhe firmave të kontraktuara për shërbimin e pastrimit në këto dy bashki bregdetare ku sezoni veror rrit ndjeshëm numrin e vizitorëve, turistëve dhe, patjetër edhe vëmendjen e Ministrisë së Turizmit e Mjedisit dhe gjithë institucioneve qendrore e vendore për të patur e siguruar plazhe të pastra, se të bukura i kemi vërtet, dhe bregdet të sigurt.

 

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close