fbpx
Lajme

Shansi i fundit për maturantët/ Ja deri kur është afati për t’u regjistruar në Universitete. Kushti i vetëm për të aplikuar

Kandidatët për në universitete që nuk janë shpallur fitues as në raundin e tretë kanë ende një shans për të gjetur një vend, qoftë në IAL-të publike apo private.

Në këto të fundit kanë mbetur ende kuota të lira, që janë gati të plotësohen. Fakti që janë bosh, jo domosdoshmërisht i bën ato të padëshirueshme. Thjesht nuk kanë gjetur maturantin që ka pikët dhe dëshirën për të ndjekur atë program studimi. Me përfundimin e regjistrimeve online të raundit të tretë, urdhri i Ministrisë së Arsimit iu lë dorë të lirë universiteteve të plotësojnë kapacitetet. Thënë ndryshe, është një mini-raund apo mundësi ekstra që ndihmon IAL-të të ezaurojnë kuotat e lira dhe të rinjtë të futen në auditorë. “Pas përfundimit të tri fazave 48-orëshe të regjistrimit, në datat 27 tetor deri në 31 tetor 2020, IALtë vijojnë me procedurat e regjistrimit të kandidatëve, nëpërmjet portalit ‘U-albania’, në programet e studimit në të cilat kanë aplikuar në raundin e tretë”, citohet në urdhrin nr. 2, datë 02.07.2020 të Rrjetit Akademik Shqiptar e Qendrës së Shërbimeve Arsimore.

KUSHTI PËR REGJISTRIM

Nuk mjafton të ketë kuota të lira në një degë për të zënë vend aty. Kushti i vetëm përpara aplikimit është që kandidati për student ta ketë shprehur më herët dëshirën për të studiuar në atë degë. Pra, ta ketë listuar në dhjetëshen e preferencave në formularin e aplikimit në raundin e tretë.

“Të drejtën e regjistrimit e kanë kandidatët që nuk rezultojnë të regjistruar në një program tjetër studimi dhe kanë aplikuar në raundin e tretë”. Ndonëse të lira, edhe në këto regjistrime përdoret viza e kuqe dhe renditja e kandidatëve që kanë mbetur ende pa një vend. “IAL-të gjatë regjistrimeve respektojnë renditjen e kandidatëve deri në plotësimin e kuotave. Brenda datës 9 nëntor 2020, RASH përcjell në QSHA në format elektronik dhe hardcopy regjistrimet përfundimtare të tri raundeve”, thuhet në pikën 8 të udhëzimit të pranimeve.

Për çdo detajim të procedurës, e cila tanimë ka ngelur në dorë të njësive bazë, ose dekanateve, të interesuarit duhet të paraqiten pranë sekretarive. Ndonëse urdhri është i njëjtë për të gjithë, fakultetet e aplikojnë ndryshe. Për shembull, Ekonomiku e ka zgjidhur kështu.

Nga sot deri në datën 28 tetor do të presë kërkesat me shkrim të maturantëve kandidatë të interesuar për t’u regjistruar aty, ndërsa në 30 tetor nisin procedurat për plotësimin e 18 vendeve të mbetura bosh, duke respektuar renditjen e pikëve të tyre. Një mundësi e artë për plotësimin e kuotave nga ana e universiteteve është shpërndarja e tyre. Ministria ua ka dhënë këtë mundësi fakulteteve. Ata mund të përshtatin kuotat e një programi studimi me një tjetër brenda njësisë bazë. Sigurisht, me aprovimin e mëparshëm nga Ministria e Arsimit./Panorama/

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button