Një 24-vjeçar ka rënë në pranga të policisë pasi është kapur në flagrancë duke përndjekur një 18-vjeçare në Bulqizë. Burimet zyrtare bëjnë me dije se i riu i identifikuar me inicialet E.T shantazhonte dhe përndiqte në mënyrë të vazhdueshme 18-vjeçare.
Njoftimi i policisë: Bulqizë/ Përndiqte dhe shantazhonte një shtetase, arrestohet në flagrancë nga policia. Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. T., 24 vjeç, banues në Bulqizë, për veprën penale “Përndjekja”. Arrestimi i tij u bë pasi në mënyrë të përsëritur ka shantazhuar dhe përndjekur një 18-vjeçare. Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.