fbpx
LajmeTurizëm

“Sharr Travel” me ofertë për Vera 2020 – akomodimi në “Regina Group”, lundrimi falas

Ndryshimet infrastrukturore e hoteliere po synohet që ta bëjë qytetin e Vlorës vend turistik për qytetarët e Kosovës, falë bashkëpunimit të Agjencionit Turistik “Sharr Travel”, raporton Ekonomia Online. “Sharr Travel” ka filluar një bashkëpunim me “Regjina Group” para shumë vitesh, të cilët vitin e kaluar kanë pasur një numër të konsiderueshëm të klientëve të cilët kanë kaluar pushimet e tyre në këtë hotel. Ruzhdi Kurtishaj, pronar i kompanisë Sharr Travel, në një intervistë për Ekonomia Online, thotë se atraksionet që i ka qyteti i Vlorës, siç është ishulli i Sazanit, Gadishulli i Karaburunit dhe shpella e Haxhi Alisë, janë atraksione turistike të cilët qytetarët më shumë kënaqësi do t’i vizitojnë ato vende.

“’Rexhina Group’ dhe ‘Sharr Travel’ është më tepër se një dekadë. Flasim për punën tonë të përbashkët për zhvillimin e turizmit të përbashkët që nga viti 2006 e deri më sot. Vitin e kaluar kemi pasur një numër të konsiderueshëm të klientëve të cilët kanë kaluar pushimet e tyre në ‘Regina Group’ por jo vetëm për pushime verore, por ne me ‘Regina Group’ ne kemi një bashkëpunim shumë të mirë sa i përket ofertave të fundjavës. Atraksionet që i ka qyteti i Vlorës, janë ishulli i Sazanit, Gadishulli i Karaburunit dhe shpella e Haxhi Alisë, janë atraksione turistike të cilët qytetarët kanë shumë kënaqësi që t’i vizitojnë ato vende”, thotë ai.

“Këtë vit qytetarët do të kenë mundësi që të udhëtojnë me Sharr Travel për destinacion Vlorën në orë të para të mëngjesit, me të vetmin qëllim që në mesditë të jenë në qytet, ndërkaq çmimet e hoteleve do të jenë shumë më të lira se vitin e kaluar por karshi çmimeve të lira, nuk do t’iu mungojë aspak akomodimi cilësorë”, u shpreh ai. Kurtishaj thotë se ata që udhëtojnë me “Sharr Travel” dhe akomodohen në hotelin me pesë yje “Regina Group”, e që qëndrojnë më shumë se tri ditë, falas do ta kenë lundrimin me anije drejtë Ishullit Sazan dhe gadishullit Karaburun, raporton EO.

“Ne për këtë vit në pakon tonë të gjithë ata qytetarë që do të jenë në ‘Regina Group’ me ‘Sharr Travel’, secili prej tyre që do të qëndrojë më tepër se tri ditë në hotel, do ta ketë gratis lundrimin me anije drejtë Sazanit dhe Karaburunit sepse janë momente shumë të veçanta të pushimit të tyre. Qëllimi jonë është që edhe më tutje t’i nxisim zhvillimin e turizmit duke punuar që Shqipëria të jetë destinacioni i vetëm për qytetarët e Kosovës sa i përket sezonit të verës”, thotë ai. Si çdo sektor, pandemia ka prekur edhe turizmin. Teksa ka folur për këtë, Kurtishaj thotë se synojnë që rimëkëmbjen ta fillojnë duke bashkëpunuar operatorët turistik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, raporton EO.

“Sigurisht që pandemia ka bërë dëme të mëdha dhe për ne është shumë e rëndësishme që pas pandemisë COVID-19 të fillojmë ta mbrojmë atë që mund ta mbrojmë dhe ky është një rast i mirë për ta ngritur dialogun ndërmjet operatorëve turistik të Kosovës dhe Shqipërisë për të vetmin qëllim që të nxisim turizmin nacionalist dhe me këtë rast Shqipëria për shkak të afërsisë por edhe për shkak të çmimeve të lira, ofron më tepër për qytetarin dhe ne jemi shumë të interesuar që të bashkëpunojmë me mediet dhe me secilin qytetarë apo biznes”, u shpreh ai.

Kurtishaj: Pandemia la pa punë 35 mijë qytetarë të sektorit të turizmit  Ruzhdi Kurtishaj, i cili është edhe kryetar i Shoqatës së Transportit Rrugor, thotë se dëmet e shkaktuara nga pandemia COVID-19, janë të pariparueshme. Thotë se la pa punë mbi 35 mijë qytetarë. Kritika ka edhe për Qeverinë së Kosovës, për të cilët thotë se janë vonuar me Pako Emergjente, teksa shton se ka prej tyre që ende nuk i kanë marrë ato para.

“Sa i përket dëmeve nga COVID, flasim për 35 mijë të punësuar në sektorin e turizmit, e cila është shifër zyrtare dhe po flasim për dy mijë autobusë për tre muaj kanë qëndruar jashtë vendeve të punës dhe me të vërtetë po flasim për një dëm të konsiderueshëm.

Sa i përket pakos Emergjente, unë them me përgjegjësi të plotë se sot akoma të punësuar në këtë sektor nuk kanë arritur që t’i gëzojnë këto paga sociale sepse është pako e vogël dhe shumë e vonuar”, thotë ai. E teksa ka folur për këto dëme, Kurtishaj thotë se synojnë që rimëkëmbjen ta fillojnë duke bashkëpunuar operatorë turistik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, raporton EO.

“Sigurisht që pandemia ka bërë dëme të mëdha dhe për ne është shumë e rëndësishme që pas pandemisë COVID-19 të fillojmë ta mbrojmë atë që mund ta mbrojmë dhe ky është një rast i mirë për ta ngritur dialogun ndërmjet operatorëve turistik të Kosovës dhe Shqipërisë për të vetmin qëllim që të nxisim turizmin nacionalist dhe me këtë rast Shqipëria për shkak të afërsisë por edhe për shkak të çmimeve të lira, ofron më tepër për qytetarin dhe ne jemi shumë të interesuar që të bashkëpunojmë me mediet dhe me secilin qytetarë apo biznes”, u shpreh ai.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button