23 vjeçarja Victoria Strauss ka v dekur në një aksident të f rikshëm në Ohio, të SHBA, teksa tentonte të paguante parkimin me kartën e saj. Vajzës i ra karta në tokë dhe u zgjat për ta kapur nga makina e saj, kur padashje shkeli pedalin e gazit dhe makina beri përpara.Në pamjet e kamerave të sigurisë shihej zhvillimi i ngjarjes tragjike kur vajza që po dilte nga parkimi lëshon kartën përtokë, duke u përpjekur të paguante te makineria.
Ajo më pas hap derën e makinës dhe zgjatet për të marrë kartën por padashje shkel gazin dhe ecën përpra me makinë, duke u përplasur me kioskën e parkingut, me kokën të bllokuar mes derës dhe makinës.
Policia e qytezës Columbus tha se aksidenti ndodhi mbrëmjen e të hënës dhe policia ishte njoftuar vetëm mëngjesin e ditës së nesërme, kur u zbulua nga roja e parkingut. Zonja Strauss ishte nga Florida dhe e diplomuar në Universitetin e Ohio. Ajo po dilte nga parkingu rreth orës 11.30 mbrëmjen e të hënës. Policia tha se Strauss u shpall e vdekur në vendngjarje dhe asnjë njeri tjetër nuk është përfshirë në aksident. Homazhe iu bënë të resë së pafat në rrjetet sociale, teksa një nga komentuesit shkruante: “Lutjet tona shkojnë për familjen e saj, pas një aksidenti kaq të frikshëm”.