Categories Lajme

SHBA lëshon pasaportën e parë me gjini të papërcaktuar

Departamenti Amerikan i Shtetit ka lëshuar pasaportën e parë me gjini të papërcaktuar. Dana Zzyym, një person interseksual që nuk preferonte të përdorte as gjininë mashkullore, as femërore, kishte ndërmarrë një betejë ligjore me Departamentin e Shtetit për të marrë një pasaportë, që nuk e detyronte të përzgjidhte një gjini.

Veterani 63-vjeçar i Marinës ka lindur me karakteristika fizike të paqarta seksuale, por u rrit si djalë dhe pati disa operacione të cilat nuk arritën ta bënin Zzyym të dukej plotësisht mashkull.

Kështu filloi të identifikohej si një individ interseksual, ndërsa punonte dhe studionte në Universitetin Shtetëror të Kolorados. Që nga viti 2015, Departamenti Amerikan i Shtetit kishte refuzuar t’i jepte një pasaportë pasi nuk kishte shënuar në aplikim gjininë mashkull apo femër.

Sipas dokumenteve të gjykatës, Zzyym kishte shkruar “interseksuale” sipër kuadrateve ku duhej të zgjidhet një nga gjinitë, mashkull ose femër. Po ashtu nëpërmjet një letre kishte kërkuar vendosjen e shenjës gjinore “X”.

“Ndihesha sikur isha në burg. E di që nuk është si burgu. Por kur nuk mundesh, kur të mohohet e drejta për të shkuar në vende të tjera, ndihesh si në burg, në një mënyrë.

Nuk di si ta përshkruaj ndryshe. Të mohohet statusi i të qenit njeri. Është sikur të mos isha qytetar i këtij vendi, sepse m’u mohua e drejta për t’u larguar. Dhe vetëm kriminelët dhe të burgosurit nuk lejohen të udhëtojnë”, thotë Dana Zzyym, person i identifikuar me gjininë X.

Ndërsa thotë se ishte emocionuese të merrte më në fund pasaportën, qëllimi ishte të ndihmonte brezin e ardhshëm të personave interseksualë që të kenë të drejta të plota.

Me këtë vendim SHBA-ja i bashkohet disa vendeve të tjera si Australia, Zelanda e Re, Nepali dhe Kanadaja, që kanë lejuar qytetarët e tyre të caktojnë një gjini tjetër përveç asaj mashkullore apo femërore në pasaportat e tyre.

Departamenti i Shtetit në muajin qershor njoftoi se po shqyrtonte mundësinë e një opsioni të tretë për gjininë, por kjo do të kërkonte kohë për shkak të përditësimeve të nevojshme në sistemet kompjuterike. DASH pret të jetë në gjendje të ofrojë alternativën e tretë të gjinisë në pasaporta më gjerësisht në vitin 2022.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME