Categories Lajme

SHBA ndihmon Forcat e Armatosura me gomone, gjeneratore e thasë rëre

Qeveria e SHBA dhuroi për FA pajisje të reja dhe moderne për përballimin sa më efikas të përmbytjeve.

Pajisjet e reja janë kryesisht materiale dhe pajisje kërkim-shpëtimi ujor në raste emergjencash. “Ndihma përfshin gomone, gjenerator, pajisje për heqjen e lagështisë dhe të ujit, thasë rëre, radio për komunikim në raste përmbytjesh, pajisje të ndihmës së shpejtë dhe ventilator të lëvizshëm” njofton zyra e shtypit e ministrisë së Mbrojtjes. Pajisjet e reja u dorëzuan nga ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim në prani të ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Bajram Begaj dhe komandantit të Komandës Mbështetëse gjeneral brigade Ndriçim Sallaku.

Është një dhuratë e rëndësishme për ne, dhe për qytetarët e Shqipërisë të cilët janë duke u përballur me një situatë të vështirë, të krijuar nga reshjet intensive të shiut. Këto pajisje do të rrisin aftësitë e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Komandës Mbështetëse duke ndihmuar ekipet e kërkim-shpëtimit për t’iu përgjigjur në mënyrë më efektive një numri gjithnjë e më të madh emergjencash dhe gjithashtu do të ndihmojnë në mbrojtjen e jetës së personelit të Forcave të Armatosura ndërsa ata vazhdojnë punën e tyre të rëndësishme, shpëtuese.

Shpreh mirënjohjen dhe falënderimet e mia dhe të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, për Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e përhershme, bujare dhe të pakufizuar për Shqipërinë dhe Forcat e Armatosura.”- theksoi ministri Peleshi. Ambasadorja e SHBA në vendin tonë Yuri Kim vlerësoi punën e FA shqiptare gjatë përmbytjeve dhe vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME