Categories Lajme

ShBA, Protestuesja nuk përmbahet, i bërtet policit dhe e pështyn në fytyrë (VIDEO)

Teksa po vijojnë numërimet e votave në Amerikë, një protestuese anti Trump ka përfunduar pas hekurave në Nju Jork pasi pështyu në fytyrën e një oficeri policie. Devina Singh, 24 vjeç, ishte në mesin e 57 personave të arrestuar në Neë York të Mërkurën në mbrëmje pasi u filmua në lagjen West Village të Manhatanit duke bërtitur ‘në djall të shkoni fashistë’ drejt një oficeri.

Pamjet e pështymës të saj ndaj oficerit u bënë virale në Twitter, por veprimi i kushtoi rëndëpasi u shtri përtokë dhe u arrestua nga efektivët. Singh, i cila është me origjinë nga Schwenksville, Pennsylvania, por besohet se jeton në New York, u akuzua për pengim të administratës qeveritare dhe ngacmim.

Zyrtarët thanë se Singh rezulton me precedent të mëparshëm penal për tubime të paligjshme dhe rezistencë ndaj arrestimeve gjatë protestave të fundit në New York. Ajo u arrestua për tubim të paligjshëm gjatë një proteste në Downtown Brooklyn më 27 tetor dhe më  18 Shtator gjatë protestave në Manhattan. Pas arrestimit të së mërkurës, Singh fshiu të gjitha llogaritë e saj në rrjetet sociale. “Veprime si kjo nuk do të tolerohen. Ata që kryejnë këto veprime do të arrestohen”, njoftoi policia. (A.M/Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit (Emrat)

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj  dhe Ervis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME