Categories Lajme

SHBA: Shqiptari dënohet me 22 vite bu.rg për terr*rizëm

Një gjykatë në New York, dënoi me 22 vjet heqje lirie një shqiptar me vendbanim në Bronx, që synonte të bëhej pjesë e grupit ekstremist Shteti Islamik.

Sipas akuzës, që nga viti 2015, Sajmir Alimehmeti, i cili veten e quante “Dentisti”, kishte blerë thika dhe pajisje të tipit ushtarak. “Ju jeni një bombë e kurdisur”, tha të premten gjykatësi federal i Manhatanit, Paul Engelmayer, derisa po publikonte vendimin për dënimin e tij nën akuzat për ofrim të mbështetjes materiale për ISIS-it dhe për mashtrim me pasaportë.

Alimehmeti, shtetas i natyralizuar amerikan ishte arrestuar në vitin 2016. Një agjent i fshehtë ishte takuar me Alimehmetin në banesën e tij në Bronx, ku ai kishte luajtur video, ku shihej një prej luftëtarëve të ISIS-it duke u prerë kokën të burgosurve. Alimehmeti i kishte thënë agjentit të fshehtë se “ai dhe vëllai i tij kishin patur në plan për të udhëtuar nga Shqipëria në Raka të Sirisë, por i vëllai ishte arrestuar.”

Ai kishte qenë në vëmendje të autoriteteve të paktën që nga viti 2014, kur atij i ishte mohuar dy herë hyrja në Britani, prej nga synonte të udhëtonte për në Siri. Në vitin 2015 ai kishte aplikuar për një pasaportë të re amerikane, duke pretenduar se e kishte humbur të parën. Sipas FBI-së, ai mendonte se përdorimi i pasaportës së vjetër me vulat britanike të refuzimit do të ngjallte dyshime. Në vitin 2018 ai kishte pranuar fajësinë, duke theksuar se ka gënjyer gjatë aplikimit për pasaportë si dhe për ofrim të mbështetjes materiale për ISIS-in./VOA/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Lëvizjet e shtetasve, 1 në 5 banorë në mars ishte turist i huaj

Turizmi ka vijuar të mbajë ritmin e rritjes dyshifrore që shfaqi në dy muajt e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërkoi lejen për betimin si kryetar i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

U mbajt sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME