Categories Lajme

“SHBA ultimatum Kosovës për taksën ndaj Serbisë”, përgënjeshtron qeveria: Nuk kemi marrë një kërkesë të tillë

Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj po mohon lajmet se Shtetet e Bashkuara kanë dërguar ultimatum për heqje të taksës. Nga kabineti i kryeministrit i kanë thënë Expressit se nuk kanë pranuar asnjë kërkesë zyrtare.
Lajmet se institucionet e Kososvës kanë marrë mesazh të përcjellë përmes kanaleve diplomative ku ceket se duhet të hiqet taksa, si dhe shprehet zhgënjim që edhe pas letrës të dorëzuar nga presidenti amerikan Donald Trump nuk ka pasur reflektim nga pala kosovare, janë mohuar nga Qeveria.

Në një përgjigje për Gazetën Express, shefi i kabinetit të kryeministrit, Avni Arifi ka thënë shkurtimisht se nuk kanë marrë asnjë kërkesë të tillë.

“Qeveria konfirmon se nuk kemi marrë zyrtarisht asgjë nga SHBA”, është deklaruar ai.

Sipas disa lajmeve që kanë qarkulluar gjatë ditës në media, thuhet se Këshilli i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së dhe Departamenti i Shtetit Amerikan kanë kërkuar heqje të menjëhershme të taksës, të përmbledhur në tetë pika.

Në këto pika thuhet se nëse nuk pezullohet tarifa, do të pezullohet edhe asistenca në fushën e sigurisë dhe se me këto sjellje Kosova po rrezikon miqësinë me Shtetet e Bashkuara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ra në kontakt me korentin ndërsa ecte, ky është 43-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

Një 43-vjeçar humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME