Categories Lajme

Shbërblehet me 30 mijë dollarë kamarieri në SHBA, nuk i shërbeu klientes pasi ishte pa…

Një grua në San Diego të SHBA-ve nuk u shërbye nga kamarieri në një lokal të Starbuks pasi ajo nuk kishte vendosur maskën si mbrojtje ndaj Covid-19. E irrituar dhe tepër e nervozuar, ajo shkrojti në Facebook një postim me titullin: ”Takohuni me Lenin Gutierrez nga Starbucks, i cili nuk pranoi të më shërbente mua sepse nuk kisha vendosur maskën. Herën tjetër do të pres policët dhe do të sjell një përjashtim mjekësor”.

Në postimin e saj pati shumë komentet negative. Disa ishin të durueshëm, duke i shpjeguar Gilles se punonjësit e Starbucks thjesht po ndjekin protokollin, ndërsa disa ishin më pak të sjellshëm. Gilles nxiti komentuesit duke iu përgjigjur disa prej tyre. “Maska është budallallëk dhe po kështu janë njerëzit që i veshin”, shkroi ajo.

Që nga e premtja, në postimin e saj pati 133 mijë komente.

Ndërkohë, një person i quajtur Matt Cowan, i cili nuk njihte as gruan Gilles dhe as kamarierin Gutierrez, krijoi një llogari në GoFundMe në mbështetje të tij. Po atë ditë në mëngjes, në llogari ishin mbledhur mbi 30,000 dollarë për Gutierrez.

Ai shprehu mirënjohjen e tij si në faqen GoFundMe ashtu edhe në faqen e tij personale në Facebook. “Unë thjesht kam dashur të them faleminderit për të gjithë dashurinë dhe mbështetjen dhe ajo që të gjithë po bëjnë është një nder, por thjesht kam dashur t’i kujtoj të gjithëve që të jenë të sjellshëm me njëri-tjetrin, dhe ta duan njëri-tjetrin dhe të kujtojnë vendosjen e maskës”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME