Categories Lajme

Shefi i Pfizer: Do të na duhet të vaksinohemi çdo vit

CEO i Pfizer Albert Bourla ka deklaruar se ka të ngjarë që njerëzit të vaksinohen çdo vit, për shkak se vaksina e ka efektin 12 muaj. Bourla tha se vaksinimet vjetore mund të rrisin imunitetin e popullatës, duke shtuar se kompania e tij tashmë po punon për variantin Omicron që është shfaqur së fundmi në Afrikën e Jugut dhe ka filluar të përhapet edhe në disa shtete të botës.

“Nuk mund të them me saktësi se sa do të zgjasë imuniteti nga doza e tretë. Bazuar në atë që kemi parë deri më tani, besoj se do të jetë i nevojshëm çdo vit vaksinimi kundër Covid për të ruajtur një nivel të lartë mbrojtjeje”- tha Bourla. Nuk është ende e qartë nëse vaksinat do të duhet të modifikohen çdo vit për variante të reja, siç ndodh me vaksinën vjetore të gripit. Në tetor, Administrata e Ushqimit dhe Barnave e Shteteve të Bashkuara miratoi vaksinën e Pfizer për moshat pesë deri në 11 vjeç. Bourla tha se imunizimi i kësaj grupmoshe në MB dhe Europë do të ishte një ide shumë e mirë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME