Categories Lajme

Shefi i spitalit COVID 2: Situata është e rëndë, por jo kritike

Shef i shërbimit në spitalin “Shefqet Ndroqi” ose ndryshe COVID 2, Perlat Kapisyzi, ka folur për situatën në vend dhe në këtë institucion në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24.

Kapisyzi tha se ka një numër të rasteve, situata është e rëndë, por jo kritike. Ai tha se nuk është momenti për të vënë festen mbi sy dhe se duhen respektuar masat.

“Ka një rënie të numrit ë rasteve, ndërsa në janar ose në dhjetor, ose nëntor të gjithë pothuajse spitalet covid ishin në kufijtë maksimalë, aktualisht ky numër është shtruar në të gjithë spitalet e tjerë. 400-450 janë shtruar në spitalet covid dhe të rretheve. Numri i shtrimeve në spitaleve është indikatori kryesor që tregon dhe për incidencën dhe për mortalitetin. Situata është e rëndë por nuk është kritike. nuk mund të vëmë festen mbi sy, të heqim maskat, Ky nuk është mesazhi. Mesazhi është që falë vënies së maskave, kam konstatuar që njerëzit janë më të kujdesshëm me maskat dhe distancimet dhe kufizimet në kohë kanë dhënë rezultatin e tyre.

Përse në shumë vende të tilla si vende me shërbime shëndetësore tepër të fuqishme, SHBA, Angli, Gjermani etj, testime, testime, testime, bën testime, gjurmime dhe shtohej numri sepse pjesa tjetër është dhe reagimi i komunitetit”, deklaroi Kapisyzi.

I pyetur se sa ndikon tek shifrat testimi i shpejtë nga vetë qytetarët, ai tha se ka dy lloje grupesh.
“Po jap një shembull të Kalifornisë, ku ka dy lloj grupesh që janë qasje që i kanë shkruar, njëri grup që shkon dhe bën testin për të hequr merakun, del pozitiv por e mban, thotë nuk e tregoj se mund të humb punën. Ky është një grup dhe këto përsëri janë ndër to. Kurse grupi tjetër po, merr masat, por unë do thosha gjithmonë që po i vumë që testet duke i lënë nën hije maskat, distancimin social, kemi shembullin e shteteve me shërbime shëndetësore solide që u rrëzuan duke u mbështetur vetëm tek testet”, tha ai.

Sa i përket urgjencave, Kapisyzi deklaroi se si numër pothuajse janë përgjysmuar në 24 orë, por nëse përpara kemi pasur kodi i kuq, kodi blu, kodi i verdhë tani nuk bëhet fjalë, të gjithë janë kodi i kuq.
“Quhet fenotipi i COVID-it. Janë grupe pacientësh që në varësi të karakteristikave, moshës, sëmundjeve shoqëruese ndahen në nëngrupe që ne i quajmë fenotipe. Këto nëngrupe trajtohen në mënyra të ndryshme”, tha ai.

I pyetur nëse ka rënie të moshës në urgjenca, Kapisyzi konfirmoi që ka, gjithësi ai tha se rastet janë të moshave të ndryshme.
“Kemi të sëmurë, 35, 40, 45 vjeç që janë shtuar në numër rastesh. Rastet që vijnë rëndë janë mosha të vjetra dhe këto mosha të reja që e kanë nënvlerësuar”, tha ai.

Shefi i “Shefqet Ndroqit”, foli dhe për gjendjen në reanimacion. Ai tha se janë të moshave nga 32 deri në 74 vjeç dhe se janë 8 persona në ventilim.
“Një rast është i intubuar dhe 8 raste ndiqen me ventilim joinvaziv. Janë mosha të ndryshme, nga 32 deri në 74 vjeç. Sa më e madhe mosha, aq më pak i efektshëm është intubimi. Nuk është vetëm eksperienca jonë, është dhe e botës. Spitali ‘Shefqet Ndroqi’ nuk është më spital i zakonshëm, pavijonet janë intensive care. Këta pacientë përbëjnë 90% në spitalin Shefqet Ndroqi Kjo është dhe arsyeja që është shtuar numri i infermierëve. Më përpara i kishim 1 për 10, tani 1 me 5. në terapi intensive 1 me 3”, tha Kapisyzi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Genc Tafilaj pyetet në SPAK: Spiuni i Bajrave, Aleks Ndreka na takoi me Dor Dulin në varimin e Indrit Rrajës

Plani për vrasjen e Dorian Dulit, Blerti Cafit, Gëzim Cafit dhe Genci Tafilit, pas ceremonisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të rinjtë hedhin mobilie nga kati i pestë i pallatit, Balla: Turp! (VIDEO)

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka publikuar pamjet ku duket se si dy të rinj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, vihet në pranga 59-vjeçari italian

Policia Kufitare Durrës ka arrestuar një shtetas italian, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, Vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme

Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme falë ndikimit…

LEXO ME SHUME