Categories Lajme

Sheh tigrin me një krah njeriu në gojë, polici i fut plumbin

Një tigër u qëllua dhe më vonë ngordhi pasi kafshoi krahun e një pastruesi në një kopsht zoologjik në Florida, SHBA. Eko, një tigër tetë-vjeçar, u gjet me krahun e burrit në gojë në kopshtin zoologjik. Zëvendës sherifi u përpoq ta bënte kafshën të lëshonte krahun, por “u detyrua të qëllonte”, thonë zyrtarët. Ata thanë se pastruesi që ishte në një “zonë të paautorizuar” dhe ishte përpjekur të përkëdhelte ose të ushqente kafshën, kishte lëndime të rënda dhe u transportua me helikopter në spital.

Burri, rreth të 20-tave, kishte hyrë në zonë, pranë rrethimit të tigrave, pasi kopshti zoologjik ishte mbyllur për atë ditën, tha zyra e sherifit. Pastruesi, i cili punonte për një kompani të jashtme të punësuar nga kopshti zoologjik, dukej se kishte futur krahun e tij përmes gardhit të rrethimit. Përpjekjet për të përkëdhelur ose ushqyer kafshën ishin “aktivitete të paautorizuara dhe të rrezikshme”, shtoi zyra e sherifit.

Kopshti zoologjik tha se pastrimi i palëve të treta lejohet për të pastruar tualetet dhe dyqanin e dhuratave, por jo edhe ambientet e kafshëve. Ndërkohë reagimet në mediat sociale e cilësuan tragjik faktin që tigri duhej vrarë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME